Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e sheh me shqetësim ndalimin e hyrjes në SHBA të tre zyrtarëve shqiptar për shkak të korrupsionit.
Në një intervistë për “Zerin e Amerikës” Bushati tha se është shumë e rëndësishmë të punohet me angjencitë ligjzbatuese amerikane për të identifikuar raste konkrete dhe për të marrë masa konkrete.
Ai u shpreh se ndalimi i tre zyrtarëve, ose i 14 personave në total bashkë me familjarët e tyre, nga rreth 100 persona nga e gjithë bota, nuk është një lajm i mirë.
Fakti që kjo listë është shpallur nga partneri strategjik kryesor i Shqipërisë, SHBA, përbën një shqetësim dhe në këtë kontekst është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë më të strukturuar.
“Fakti që janë tre persona ose 14 në total bashkë më familjarët e tyre, nga një listë me rreth 100 persona nga e gjithë bota, dhe faki që kjo listë është shpallur nga partneri strategjik kryesor i Shqipërisë siç është SHBA, përbën një shqetësim dhe nuk është një lajm i mirë.
Në këtë kontekst është e rëndësishme që ne të punojmë në mënyrë më të strukturuar me agjencitë ligjzbatuese të SHBA për të identifikuar rastet konkrete dhe për të marrë masat konkrete”, është shprehur Bushati. /Voa/