Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të qeverisë që miratoi marrëveshjen me SHBA-në për rrjetin 5G në Shqipëri. Braçe thotë se rrjeti 5G është një zhvillim i rëndësishëm teknologjik dhe mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke garantuar qytetarët për sigurinë.
“Po, do te kemi rrjetin5g ne Shqiperi!Si zhvillim shume i rendesishem teknologjik, ekonomik, social! Por konkurrues, i sigurt per qytetaret e jeten e tyre,ne respekt te lirive dhe shtetit ligjor! Sot miratuam memorandumin e perbashket me shtetet e bashkuara te Amerikes, mbeshtetur fort ne keto parime! bashke me SHBA-në kemi vendosur te tashmen e te ardhmen ne kete platforme zhvillimi”, thotë Braçe. /e.s/