Një tjetër ish-deputet ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në lidhje me krimet e supozuara të luftës në Kosovë.
Zafir Berisha ka bërë me dije me anë të statusi në “Facebook” se është ftuar nga Gjykata e Hagës, kurse shton në fjalën e tij se asnjë gjykatë nuk mund të njollosë dot luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i Zafir Berishës:
As padrejtësit e radhës nuk do ta zbehin luftën dhe përpjekjen e UÇK-së për liri.
Ftesa nga Gj.Speciale në Hag po shpresoi se është përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta.
Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbis nga kjo gjykat e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijra qytetarë të vrarë nga aparati shtetror i Serbis.
(Më në fund, dikush po i korrën “frutet” e luftës speciale 20-vjeçare kundër vlerave të UÇK-së dhe ekspenentëve të saj)!
Për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve (UÇK-së) dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare! Zafa /e.s/