Bashkëshortja e futbollistit të njohur, Mauro Icardi, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Wanda Nara zgjodhi që festën për 33-vjetorin e lindjes ta organizonte në një lokal, ku të ftuar ishin disa nga miqtë e saj më të afërt.
Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vihet re se kodi i veshjes për të ftuarit dhe vetë Wandan ishte rroba elegante dhe ngjyrë të zezë. Madje edhe tullumbacet e vendosura për dekorim ishin gri dhe të zi.
Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar disa video nga ditëlindja e nënës së 5 femijëve, ku vihe re se si ajo ka kënduar e kërcyer së bashku me miqtë e saj. Të pranishëm aty ishin edhe disa nga yjet e PSG-së, si Di Maria, Kejlor Navas apo edhe Edison Kavani.
g.kosovari