Disa dhjetra protestues shprehën zemërimin dhe kundërshtimin e tyre për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit Peter Handke, i anatemuar për shkak të mbështetjes së tij për Slobodan Milosheviç.
E ndërsa fituesit mbërrinin në vendin ku do të mbahej ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimeve, dhjetëra protestues kishin dalë në anë të rrugës dhe mbanin pankarta kundër shkrimtarit Handke.
Christina Doctare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1988, tha se ajo hiqte dorë nga çmimi që kishte fituar rreth 30 vite më parë duke shprehur kundërshtimin e saj të fortë për dhënien e Çmimit shkrimtarit austriak Peter Handke.
Gazetarja suedeze, e cili mori çmimin si anëtare e forcës së paqes të Kombeve të Bashkuara (KB), ishte në mesin e turmës që protestonte në kryeqytetin Suedez kundër vendimit të Komitetit Nobel.
Ceremonia e dhënies së Çmimit Nobel në Letërsi u bojkotua dhe nga ambasadorët e Shqipërisë, Bosnjes, Kroacisë, Kosovë dhe Turqisë.
/a.r