Kreu i diplomacisë amerikane, Majk Pompeo paralajmëroi sot homologun e tij rus, Serguei Lavrov, për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane të vitit 2020.
“Ia kam bërë shumë të qarta pritshmëritë tona Rusisë. Nëse Rusia apo ndonjë aktor tjetër i huaj ndërmerr masa për të minuar proceset tona demokratike, ne do të kundërpërgjigjemi”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit.
Agjencitë e inteligjencës amerikane akuzuan njëzëri Moskën për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ndërkohë që po lindin dyshime për ndërhyrje të reja ruse në votimet e vitit 2020.
Nga ana e tij, Sergei Lavrov i hodhi poshtë të gjitha akuzat.
/a.r