Futbollistët e Skënderbeut nuk kanë dalë në stërvitje në shenjë proteste ndaj klubit të tyre, për shkak se nuk kanë marrë pagat. Lojtarët refuzuan pasditen e së martës të dilnin në fushë pas një situate të tensionuar që zgjaste prej ditësh.
Revolta është manifestuar nga vetë lojtarët dhe vjen si rrjedhojë e mungesës së pagave të tyre per disa muaj. Perveç kësaj kjo situatë është lënë e pasqaruar nga klubi korçar çfarë ka bërë që të tensionohen futbollistët.
Lojtarët kishin disa ditë që i kishin lënë ultimatum klubit që t’i sqaronte se çfarë do të bëhej me pagat e tyre.
Ata ja kanë komunikuar trajnerit Daja se nuk do të futeshin në fushë ndërsa pak minuta më vonë dolën nga dera e stadiumit.
Por ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me këtë çështje mdërkohë që Skënderbeu nuk është i vetmi klub futbolli në vështirësi financiare.
Top Channel