Franca ka blinduar deri në vitin 2022 arkitektin e triumfit, Didier Deschamps, i cili ka rinovuar zyrtarisht deri në vitin 2022, duke përfshirë pra edhe Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar.
Trajneri francez, që ishte edhe në Shqipëri, në “Air Albania” për sfidën ndaj kuqezinjve, të fituar 2-0, duke u renditur i pari i grupit eliminator në Euro 2020, do të vazhdojë me projektin e tij.
Deschamps e mori Francën në vitin 2012 dhe do të skadojë në vitin 2022, nëse nuk e shkarkojnë. Pra, bëhet fjalë për 10 vite në stol, duke kaluar rekordin e Michel Hidalgo, që ka qëndruar 8 vite e 6 muaj te Franca.
Deschamps ka fituar një Botëror me Francën, në vitin 2018, ndërsa në Euro 2016 humbi finalen ndaj Portugalisë në Europian.