Gianluigi Buffon ka shpërthyer kundër ekipit pas humbjes me Sasuolën.
Portieri italian e ka cilësuar turpëruese paraqitjen e Juventusit.
“Një ndeshje e turpshme për ne. Lojtarët duhet ta kenë më shumë ndjenjën e përgjegjësisë, përndryshe nese ata që nuk e duan këtë fanelë, mos e veshin fare.
Gjyqtarët përsëri bën gabime, por mos ta justifikojmë asnjë humbje me bilbilin e tyre.
Nuk jemi skuadër që synojmë mbijetesën, duhet të tregojmë shenja vetëdije, përndryshe kjo është një katastrofë” ka thënë Buffon.