Bazeli ka fituar 5-1 në Kupë ndaj Mutenz me tre golat e Gashit dhe një të Ajetit.
Shkëlzen Gashi ka shkëlqyer në këtë takim duke shënuar tre herë në portën kundërshtare.
Sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë për skuadrën (35’) dhe dy të tjerë me radhë në pjesën e dytë(62’, 72’).
Ndërsa golin e pestë për skuadrën e shënoi Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit, mbrojtësit të Kombëtares.
Edhe Roshi shënoi ndaj Opatijas për Rijeken në Kupë.