Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mëngjesin e punës në Bruksel me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.
Takimi u fokusua kryesisht në hapat që duhet të ndërmerren për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë takimit, kryediplomati Cakaj ka nënvizuar faktin se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE dhe ka theksuar rëndësinë madhore të perspektivës evropiane për të ndihmuar tutje procesin e demokratizimit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.
“Menjëherë pas miratimit të metodologjisë së re për negociim, pritet të fillojë një dinamikë e re politike në funksion të hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shprehet Cakaj.
/a.r