Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Elbasan dhe do të ekstradohet në Itali.
I arrestuari është Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, thotë policia.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
/a.r