Prej kohësh tashmë, është bërë publike lidhja mes moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj.
Çifti duket se po përjetojnë emocione të forta në praninë e njeri tjetrit, duke u shfaqur mjaft të dashuruar.
E kush është ai çift i dashuruar që nuk do dëshironte pushime në bardhësinë e dëborës?
Zvicra është destinacioni i zgjedhur nga Arbana dhe Eduarti, për të kaluar disa ditë ndryshe.
Arbana ka publikuar disa fotografi nga St.Moritz, ku ndodhet bashkë me regjisorin dhe dy miq të tyre, teksa shihen gjithmonë të buzëqeshur.