Tre shqiptarë të dyshuar si pjesë e nje grupi që kryente grabitje në Londër, janë vënë në prangat e policisë angleze.
Arrestimi i tyre u bë gjatë kësaj të premte, teksa tentonin të grabisnin një shtëpi të kthyer në bazë të drogave të forta, të armatosur me pistoleta hanxharë, ndërsa me vete kishin edhe kanabis.
Të arrestuarit janë 26-vjeçari Azen Dajçi, 27-vjeçari Fabion Kuçi dhe 18-vjeçari Ardi Sheta.
Të dyshuarit lëviznin me një makinë tip Mercedez ngjyrë floriri me targa HEII BOZ.
Pavarësisht tentativës për tu larguar, që të tre u kapën. Mësohet se shqiptarët rezultojnë pjesë e grupit kriminal famëkeq në Londër “HellBanianz”, ndërsa baza e tyre ishte në Barking.
Ky grup është bërë i njohur edhe më parë në mediat angleze për shkak se postonin në rrjetet sociale fotografi me makina të shtrenjta, mes parave, armës dhe drogës.
Të dyshuarit rezultojnë të jenë pjesë e rrjetit të drogës.
/a.r