Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka krahasuar veprimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, që dje vizitoi kampin e Auschwitz për herë të parë dhe me turp foli për krimet që ndodhën aty, me deklaratat e zyrtarëve serbë që po mohojnë Masakrën e Reçakut.
Në një postim në ‘Twitter’, Thaçi shkruan se nëse Merkel flet me trup për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviçit.
“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur turpi, asgjë pos turpit, shprehet kur diskutojmë për atë që la pas Millosheviçi”, shkruan Thaçi.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e quajti së fundmi të falsifikuar Masakrën e Reçakut ndërsa diplomatin amerikan, William Walker, i cili i tregoi botës për krimet që ndodhën në Reçak gjatë kohës së luftës, ai e quajti mashtrues.
Deklaratat e Vuçiç u pasuan edhe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit serb pas dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit Ivan Todosijevic, i cili para pak kohësh tha të njëjtën gjë ndërsa mbante postin e ministrit në qeverinë e kaluar të Kosovës.
g.kosovari