Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të ketë edhe qëndrime zyrtare lidhur me hetimet për ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ajo tha se janë kërkuar ekspertë nga Prokuroria e Pëgjithshme dhe KLP për të ndihmuar në hetim.
“Çështja është nën hetim dhe në ditët në vazhdim do kemi edhe qëndrime zyrtare. Kemi staf të mjaftueshëm. Është kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP për ekspertë hetimi”, tha Jella.
g.kosovari