Botërori i Klubeve do të nisë rrugëtimin e tij me 11 dhjetor, teksa do të kulmojë me finalen e madhe në 21 dhjetor. Pikërisht në lidhje me këtë të fundit është bërë një ndryshim, pasi është ndërruar stadiumi.
Fillimisht, ishte planifikuar që finalja të luhej në një stadiumin “Education City” të Dohas, por në këtë impiant ende nuk është zhvilluar një ndeshje testuese, prandaj FIFA është detyruar të ndryshojë plan.
Tashmë, finalja do të luhet në “Khalifa International Stadium”, që ka një kapacitet prej 48 mijë vendesh. Liverpool është favoritja e madhe për të ngritur lart trofeun, por edhe Flamengo dhe Al-Hilal nuk mbeten pas.
g.kosovari