Vetëm pak orë pasi mori detyrën Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, ka nisur hetimin nga Durërsi në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit.
Kryeprokurori deklaroi se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Çela tha se përgjegjësia për këtë duhet të shkojë atje ku është, qofshin zyrtarë apo ndërtues, ndërsa shto se nga hetimi do dalin edhe probleme me legjislacionin.
“Prokuroria e Durrësit po kryen hetimet. Është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë. Ne i japim mbështetjen maksimale me qëllim koordinimin dhe të gjitha kushtet për të siguruar një hetim të shpejtë dhe eficent dhe për ti dhënë përgjigje rasteve të cilat jemi të njohur. Jam i kënaqur me atë që dëgjova. Prokurorët janë të motivuar dhe shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Ka njerëz që kanë shkelur ligjin dhe shumë kanë humbur jetën. Përgjegjësia do të shkojë atje ku është, qoftë tek ndërtuesi qoftë tek zyrtari. Nuk do ketë hezitim për asnjë rast”, deklaroi Cela.
Ai tha se nga hetimet po dalin edhe probleme me legjislacionin në fuqi, me rregullimet dhe mangësitë, në këto kushte hetimi në fund do të shërbejë edhe për të propozuar ndryshime në ligj.
Kryeprokurori Olsian Cela është takuar me 4 prokurorët që po hetojnë cështjen e tërmeteve në këtë qytet . Nuk dihet nëse prokuroët kanë dosje konkrete në dorë apo jo.
g.kosovari