“Së bashku mundemi”, është një takim solidariteti i zhvilluar në Senatin Italian për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në fazën e rindërtimit pas tërmetit.
Takimi i solidaritetit u zhvillua në bashkëpunim me grupin parlamentar të miqësisë Itali-Shqipëri.
Në takim morën pjesë edhe nga diaspora e re shqiptare, personalitete arbëreshë dhe përfaqësues të shtetit Italian. Gjithashtu në takim morën pjesë përfaqësues nga shoqeria civile, arkiteëktë, përfaqësues nga bota e biznesit dhe ajo akademike.
Takimi u përshëndet nga senatorë dhe deputetë italianë.
Në takim u theksua nevoja e ndihmës që Italia duhet t’i japë Shqipërisë gjatë procesit të rindërtimit.
Takimi në Senat u mbyll me mesazhin: Deti që na ndan është një det bashkimi dhe solidariteti. /e.s/