Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me ministrin Çuçi ditën e sotme bashkë me Bankën Botërore.
Arsyeja e takimit ishte përgaitja e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit.
Do të jetë kusht thelbësor planifikmi si duhet i përpjekjeve për rindërtim, ku përfshihet edhe konferenca e donatorëve.
“Sot takova Ministrin Bledi Çuçi, së bashku me United Natios Albania dhe World Bank, për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë. Ky është një kusht thelbësor për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve“, ka shkruar Soreca.
g.kosovari