Manchester United mund të kalojë në duart e arabëve. Prej kohësh po përflitet që për gjigantët e Premier League ka interes të madh nga Arabia Suadite, por deri tani familja amerikane Glazer ka rezistuar dhe nuk kërkon që të heqë dorë nga pronësia e United.
Asked the Saudi Sports Minister HRH Prince Abdulaziz bin Turki Al Faisal whether the country was using sport to furnish its image abroad, and if there was anything in those rumours of a possible takeover bid for Man Utd… pic.twitter.com/tu6IFRTL3l
— Dan Roan (@danroan) December 5, 2019
Gjithsesi, oferta marramendëse prej 3.8 miliardë sterlinash të bëjnë të tundohesh jo pak. Ministri i sportit në Arabinë Saudite ka zbuluar së fundmi se Manchester United së shpejti mund të ketë pronar arabë.
Bëhet fjalë për Princin Abdulaziz bin Turki Al Faisal, i cili ka folur edhe për gjigantin “BBC” ku është shprehur: “Çdo gjë është e mundur në të ardhmen. Tani jemi përqendruar në zhvillimin e skenës lokale dhe kemi investuar shumë para në klubet e futbollit brenda mbretërisë, por në të ardhmen mund të ketë diçka.”
g.kosovari