Pas tërmetit gjykata e Apelit Durrës vlerësohet e dëmtuar por e banueshme. Gjykata do ti nënshtrohet rikonstruksionit të pjesshëm.
KLGj-ja vendosi se deri në përfundimin e rikonstruksionit gjykata e Apelit Durrës do te transferohet në ambientet e gjykates se Shkalles se Pare ne Kavajë ku nuk do të ketë pengesë për zhvillim gjyqesh.
Report Tv raporton se dëmet janë kryesisht në kolona. Në muajin gusht godina e gjykatës i ishte nënshtruar një rikonktruksioni të pjesshëm, kryesisht në sallën e komunikimit me publikun.
Nga lëkundjet e forta sizmike të datës 26 Nëntor, por edhe në vijim me pasgoditjet u dëmtuan shumë objekte, përfshirë gjykata dhe prokurori në Tiranë, Durrës dhe në Lezhë.