Kryetarja e Dhomës në Kongresin amerikan Pelosi, përmes një reagimi në Twitter ka deklaruar se “Veprimet e Donald Trump kanë shkelur seriozisht kushtetutën, demokracia në SHBA është vënë në diskutim, presidenti nuk na la zgjidhje tjetër veçse të veprojmë ligjërisht”.
Në një tjetër deklaratë në television, Pelosi u shpreh se “askush në Amerikë nuk është mbi ligjin, presidenti nuk është mbi ligjin”.
Nuk ka vonuar edhe reagimi i Presidentit Trump, teksa shkroi në Twitter, “Demokratët, të papunë dhe të majtë, sapo kanë njoftuar se po më akuzojnë për asgjë. Ka rrezik që nga kjo iniciativë e tyre, në të ardhmen Impeachment do të përdoret në mënyrë të zakonshme për të sulmuar presidentët që do të vijnë. Pelosi, turp për ty”.
Me aktakuzën e Dhomës në Kongresin amerikan, hetimi i fajësimit për Donald Trump hyn në një fazë vendimtare.
Miratimi i impeachment, sipas asaj që përcakton kushtetuta, i ka hapur rrugën procesit përfundimtar që do të zhvillohet në Senat, ku duhen dy të tretat e votave të njëqind senatorëve për të shkarkuar presidentin Trump. Por në këtë organ të Kongresit shumica është republikane, 53 kundër 47 demokratë. Për të shkarkuar Trump janë të nevojshme 67 vota.
Presidenti amerikan është akuzuar se ka ushtruar presion ndaj homologut të tij ukrainas, Zelensy, për të nisur një proces hetimor për korrupsion ndaj ish djalit të Joe Bide, kundërshtari i tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2020, me qëllim njollosjen e figurës së tij.
g.kosovari
Ai eshte prap djali i Biden!!!!
Demokrat kanë deshir me perzi Shum se edhe ne Kosovë kan perzi Shum e jan ka Perzin