Në veri të vendit kanë vijuar ditën e sotme reshjet e borës, por akset rrugore kombëtare janë të kalueshme dhe nuk paraqesin problem për lëvizjen e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se në segmentet rrugore Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës është bërë trajtimi me kripë në vende të veçanta.
Sipas ARRSH-së, situata po monitorohet dhe kontrollohet vazhdimisht dhe grupet e punës së mirëmbajtjes janë në terren dhe në gatishmëri.