Ka nisur shqyrtimi i pr/Buxhetit i vitit 2020 në Komisionin e Integrimi Europian, ku po raporton zv.ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj.
Komisioni i Integrimit ka nisur me debate, pasi është larguar Kryetarja e këtij Komisioni, Rudina Hajdari si dhe deputeti Ralf Gjonaj.
Shkak i largimit është bërë, vonesa e zv.ministrit, si dhe mosprania në këtë komision e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
“E papranueshme vonesa në mbledhje. Në komision duhet të jetë ministri në detyrë”, deklaroi Hajdari, e më pas vendosi që të largohej nga Komisioni.
Mirela Kumbaro: Ky është kalamanllëk. Ralf, ditë të mbarë
Ralf Gjonaj: Duhet të largohemi nga metoda provinciale e komunikimit që u vë re në këtë sallë.
Zv ministri Xhafaj, kërkoi ndjesë për vonesën, ndërsa bëri me dije ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, nuk mund të ishte i pranishëm, pasi është nisur drejt Bratislavës ku do zhvillohet një mbledhje e OSBE-së, dhe që Shqipëria pritet që të marrë drejtimin e këtij institucioni.