Pas dorëzimit të detyrës, ish-kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është larguar nga institucioni me taksi.
Marku prej një jave është kthyer me banim në Shkodër, pasi në Tiranë i është prishur banesa nga tërmeti, shtëpia që kishte me qira, në njërën nga lagjet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Arta Marku është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi u zgjodh dje, ndërsa tashmë pritet të vendoset në cilën prokurori do të vijojë karrierën.