Dy aksidente, në akset kryesore rrugore të vendit tonë, janë shënuar në orët e vona të pasdites së sotme.
Një autoveturë tip “Benz” është përplasur me një kamion pasditen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër-Koplik në fshatin Shtoj i Vjetër.
Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se mbetën të plagosur katër persona.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nga policia po hetohen shkaqet e aksidentit.
Mes të plagosurve raportohet se një shtetase, Marije Leka, ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.
Aksidenti i dytë, mes disa makinave, ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës .
Policia bën të ditur se janë përplasur katër makina mes tyre.
Ende nuk ka të dhëna për të lënduar, si pasojë e aksidentit në autostradë.
Aksidenti i shumëfishtë ka shkaktuar trafik të rënduar, ndërsa uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti.
/a.r