Valë të mëdha nxehtësie po godasin në mënyrë të pazakontë vende të pasura dhe të varfra, vitet e fundit.
Sipas Indeksit Global të Rrezikut të Klimës, botuar nga Qendra Kërkimore Ekologjike Jerman Woch, Japonia ishte vendi që u prek më tepër në vitin 2018.
Vendi i zhvilluar aziatik u godit nga nxehtësia ekstreme e verës, shirat e dendur dhe tajfuni më i fortë në një çerek shekulli, njofton Reuters.
Në vitin 2018, 138 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 70,000 u shtruan në spital për shkak të një valë të fortë të nxehtësisë së verës në Japoni.
Gjermania, një vend tjetër i industrializuar, ishte në vendin e tretë pasi përjetoi periudhën më të nxehtë nga prilli deri në korrik, duke çuar në vdekjen e më shumë se 1.200 njerëzve dhe thatësirës së madhe në vitin 2018.
India, e renditur në vendin e pestë, u godit nga valët më të gjata të nxehtësisë, e cila solli mungesë uji, rendimente të dobëta të korrave dhe rrëmujë, dhe u ekspozua ndaj përmbytjeve dhe cikloneve monsunike.
Në të gjithë Evropën, shkencëtarët llogaritin se valët e nxehtësisë ekstreme tani janë deri në 100 herë më shumë të ngjarë se një shekull më parë.
Stuhi të forta, ndërkohë, shkatërruan Filipinet në vitin 2018, duke u renditur e dyta në indeksin e rrezikut të klimës, me tajfunin Mangat duke shkaktuar humbje të mëdha.
Edhe vendet afrikane po përballen me një klimë të pazakontë./