Tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë edhe reklektimin e politikës. Kryetari u Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke folur në seancën plenare nuk kurseu falenderimet për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen për solidaritetin e treguar.
Një falenderim ai pati edhe për opozitën, që siç tha Ruçi, dolën mbi interesat e tyre politike në këtë situatë.
Motrat dhe vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti, vijoi kryeparlamentari, presin që relaksimi i betejave të stërgjatura politike të pasohet në vazhdim nga një bashkëpunim i plotë politik.
“Para se të fillojmë me rendin e ditës, dëshiroj të ndaj me ju disa refleksione të miat, pas dhimbjes prej goditjes që na dha natyra.
Refleksioni i parë është mësimi prej humanizmit, solidaritetit dhe sakrificavetë shqiptarëve kudo ku ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, trevat e tjera shqiptare dhe në diasporë.
Ne, ligjvënësit, duhet ta lexojmë sjelljene qytetarëve e bashkëkombasve tanë. Falenderoj të gjithë deputetët që në këto ditë u gjenden dhe janë pranë qytetarëve.
Vlerësoj përgjegjësinë, masat e impenjimin e Qeverisë për masat emergjente dhe përgatitjet për zgjidhjet afatgjata.
Falenderoj të gjitha palët politike, përfshirë opozitën, që dhanë shenja mirëkuptimi e vënietë jetës së qytetarëve mbi interesat politike dhe elektorale.
Por motrat dhe vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti, të gjithë shqiptarët kudo ku janë, presin që relaksimi i betejave të stërzgjatura politike, të pasohet nga bashkëpunimi politik.
U bëj thirrje të gjitha palëve që si një lutje për shpirtin e 51 viktimave, tëndjejmë apelin e familjarëve të tyre, të njëmijë të lënduarve, të mijra familjeve që mbetën të pastreha, të nxënësve që u janë rrënuar shkollat dhe të bashkëpunojmë për tua lehtësuar dhimbjen”, deklaroi Ruçi në fillim të seancës.
g.kosovari