“Me Greqinë ose do të ketë një rinegocim të një marrëveshje të re në objektin e saj, sepse në gjykimin tonë por duke ju referuar dhe Gjykatës Kushtetuese, gabimi i palës shqiptare fillon që nga objekti i marrëveshjes që ka qenë në negocim me Greqinë. Dhe rruga tjetër është arbitrazhi ndërkombëtar”.
Kjo është deklarata e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në lidhje me vendosjen e kufijve detarë midis dy vendeve.
Bushati tha se këto janë dy alternativat që qeveria shqiptare ka në tavolinë.