Gazeta e përditshme gjermane Bild i dedikoi një hapësirë të posaçme klinikës mjekësore shqiptare “Gremi Clinic”.
Në titullin “Na vizitoni dhe tek panairi ITB” që është dhe ftesa e themeluesit dhe drejtuesit të klinikës Z.Dritan Gremi, ka për qëllim të njoh qytetarët për risitë dhe shërbimet që ofron kjo klinikë.
Synimi është për të prezantuar edhe Shqipërinë në një panair të rëndësishëm mes vendeve të ndryshme të botës që do të zhvillohet në Mars të vitit 2020 në Berlin, Gjermani.
E përditshmja Bild me rreth 1.6 mln kopje në print, vlerëson hapat që ka bërë vendi ynë në turizimin mjekësor, për të cilin Z.Gremi ka një objektiv për ta zhvilluar më tej këtë sektor. “Shqipëria është zhvilluar në një parajsë të turizmit mjekësor, e cila tërheq turistë dhe investitorë nga e gjithe bota”, shkruan Bild.
E ndalur specifikisht në shërbimet që ofron klinika mjekësore gazetari i Bild nuk heziton të shkuaj se: “Para së gjithash, bie ne sy kualiteti i lart i trajtimeve estetike dhe dentare te cilat kryhen ne klinikën Gremi Clinic qe prej 2009”.
Themeluesi i klinikës Dritan Gremi do të jetë si në 2019 ashtu edhe ne mars 2020 në panairin e famshem boteror te ITB ne Berlin dhe do t’ju tregoj vizitorëve konceptin e klinikës se tij.
Bild citon Z. Gremi se: “Mbi 1500 pacientëve europianë që ne mirëpresim çdo vit, u ofrojmë cilesinë më të mirë dhe mirëqenie absolute me një kursim 50%”.
Me eksperiencën e saj 10 vjeçare në tregun vendas por dhe bashkëpunimet më profesionistë më të mirë europian, Gremi Clinic është e specializuar në implantologji dentare dhe ofron jo vetëm një shërbim kompleks në të gjitha degët e dentarisë moderne, por edhe shërbime te specializuara turistike.