Tërmeti i 26 nëntorit dhe pasgoditjet që pasuan dot ë japin ndikim në ekonomi, duke pasur parasysh edhe peshën që patën dy qarqet e goditura, Durrësi dhe Tirana, në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Sipas INSTAT, qarku i Tiranës jep 42% në ekonominë e vendit, ndërsa Durrësi, 9,9%. Një numër i madh biznesesh janë të përqendruar në këto dy rajone, për shkak të përqendrimit të industrisë dhe turizmit.
I pyetur si do të ndikojë tërmeti dhe pasojat shkatërrimtare të tij në ekonominë e vendi, eksperti i ekonomisë Adrian Civici thotë se:
“Mendoj që ndikimin më të madh do ta ketë qarku i Durrësit, pasi mban edhe kontributin kryesor në sektorin e turizmit. Një pjesë e madhe e operatorëve turistikë do të kërkojnë siguri më të madhe sa i takon qendrueshmërisë në pallate, hotele, etj. Përsa i përket Tiranës, mendoj se do të jetë më pak e prekur. Atë që e shikoj si vështirësi, ka të bëjë ,me tkurrjen e konsumit, pasi edhe vetë ekonomia ka shumë elementë të psikologjisë brenda, dhe natyrisht pas disa muajve të këtyre traumave, ka një tendencë për të ulur konsumin, sidomos me blerje të mëdha. Kjo lidhet edhe me vështirësinë e mbledhjes së të ardhurave në buxhet”, shprehet Civici. /e.s/