Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama të cilin e ka njoftuar për donacionin prej 15 milion eurosh që KE do të japër për Shqipërinë.
Von der Leyen thotë se Bashkimi Europian nuk do të mjaftohet me kaq por do të organizojë edhe një konferencë donatorësh për të ndihmuar në rindërtimin e Shqipërisë.
“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama dhe e njoftova atë se Komisioni Europian premton 15 milionë euro për mbështetje të menjëhershme për popullin shqiptar. Për më tepër, BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar #Shqipërinë në rindërtim”, shkruan presidentja e KE, Von der Leyen. /e.s/