Autoritetet irakene njoftuan kapjen e Abu Khaldoun, zëvendësi i ish kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagdadi, i vrarë në Siri nga një komandë amerikane në fund të muajit tetor.
Sipas policisë, cituar nga mediat lokale, “policia, pasi mori informacione të sakta, arrestoi terroristin e njohur Abu Khaldoun në një apartament në zonën e Hawija të provincës së Kirkakut”, në veri të vendit.
Në fund të muajit tetor, Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Abu Bakr al-Bagdad kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë, ndërsa u vranë edhe tre fëmijët e tij dhe dy gra, gjatë bastisjes së kryer nga ushtria amerikane në veri-perëndim të Sirisë të shtunën.
“Mbrëmë Shtetet e Bashkuara vendosën drejtësinë. Eleminuam terroristin numër një në botë. Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur” tha Trump. “Ai ishte themeluesi dhe udhëheqësi i ISIS. Organizata terroriste më e pamëshirshme dhe e dhunshme në botë. Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar shumë vjet për Bagdadin.
/a.r