Kryetari i opozitës Lulzim Basha, dhe aleatët e koalicionit opozitar u takuan në mbrëmje për të diskutuar rreth situatës së rëndë të krijuar pas tërmetit dhe pasojave të krijuara nga mosmarrja e masave të duhura nga qeveria.
Burime nga takimi bëjnë të ditur se aleatët e koalicionit opozitar të emergjencës rikonfirmuan mbështetjen për planin e opozitës të paraqitur nga z. Basha, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.
1.Shtim në terren të numrit të inxhinierëve vlerësues. Ekspertët dëshmojnë se rreth 500 të tillë janë të gatshëm të përfshihen si vullnetarë.
2.Vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë. Ekspertët thonë se me zgjerimin e numrit të vlerësuesve, konstatimi i dëmeve mbyllet në më pak se 10 ditë.
- Anullim i 150 milionë dollarë, të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve.
Inceneratorët, projektet rrugore me çmim të trefishuar apo koncesionet korruptive në shëndetësi, dhe kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura.
Krerët e partive të koalicionit vlerësojnë se ky është një plan nëpërmjet të cilit fitohet kohë e çmuar dhe burime financiare në ndihmë të banorëve.