Pallatet e vjetra në zonën e Kombinatit që janë kthyer në një kërcënim për jetën e qytetarëve që banojnë në to para dhe pas tërmetit të 26 nëntorit do të shemben.
Vendimin e komunikoi kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë, teksa nuk kurseu as batutat me numrin dy të qeverisë Erjon Braçe.
Rama: Pallatet në Kombinat duhen shembur, të fillojë shembja. Pallatet e vjetra në Kombinat që po terrorizojnë njerëzit dhe që i kanë dhënë këtij vendi shumë figura të njohura dhe i kanë dhënë kësaj qeverie dhe Erjon Braçen duhen shembur.