Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, sapo ka mbërritur në Bubq, që është një ndër zonat e prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.
Në një mesazh për media, këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruar nga tërmeti.
“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.
/a.r