Kreu i qeverise, Edi Rama e ka nisur mbledhjen e jashtezakonshme te dites se sotme me listen e emrave te atyre personave te prekur tragjikisht nga termeti, qe do te perfitojne trafjtim financiar per gjithe jeten.
“Sot miratojmë dy projektvendime si fillim për një trajtim të posacëm financiar lidhur me fatkeqët më të mëdhenj në këtë histori që kanë nevojë për një ndihmë me karakter të përhershëm, për të gjithë jetën”- tha ai.
Sipas Rames, si rezultat tragjedisë që u ka shkatërruar familjen dhe për ata që janë në moshë të thyer dhe përvec pensionit të tyre duhet të ndihmohen me një trajtim plus sa tetëfishi i pensionit social dhe i barabartë me pensionin e posaçëm.
Trajtim i veçantë financiar, lista është si më poshtë:
-Lindita Cara përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj
-Albert Cara përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj
-Aleks Çupi përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj
-Albert Lala përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj
-Denia Greku përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj
-Marjana Rexhepi përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj
-Femir Vata përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj
-Pranvera Qato përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj
Ndërsa më të moshuarit do marrin trajtim të veçantë financiar plus pensionit prej 60 mijë lekë te reja në muaj.
“Dhe më pas trajtim i veçantë financiar plus pensionit prej 60 mijë lekë te reja në muaj për ata që janë më të moshuarit,”-shtoi Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se këtyre familjeve të shpartalluara nga tërmeti duhet ti qëndrojmë pranë jo thjesht me ndihmë financiare por edhe me ndihmë morale.
Ndërsa shtoi se ka filluar sistemi i tyre në shtëpi të reja dhe kërkoi edhe njëherë që të sistemimi i të gjitha familjeve të përfundojë brenda 15 dhjetorit.
Më tej kreu i qeverisë deklaroi se pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të gjitha familjet e prekura nga tërmeti dhe banesat janë bërë të pabanueshme do të kalojnë në apartamente me qira.
“Kam një merak për ata që janë në zonat rurale për nevojën për t’u garantuar cilësi maksiamle. Duhet të fillojë identifikimi i apartamenteve që shteti do të marrë me qira, ku do të qëndrojnë deri kur të bëhet rindërtimi, që do të zgjasë, nuk bëhet sa hap dhe mbyll sytë.
Pasi të kalojën Krishtlindjet edhe Vitin e ri në hotele si njerëz dhe në Janar të kalojnë në apartamente që të ketë minumimin jetik, jo të shtrihen përtokë në cimento, por me pajisjet e nevojshme, me dyshekë. Mendoj që brenda 2020 duhet të jenë të gjithë të sistemuar, masa e madhe që i kanë banesat e dëmtuara që mund të riparohen, ndërkohë që ata që do të rindërtohen totalisht, do të jetojnë në kushte normale deri kur të kthehen në shtëpitë e tyre, ku do të bëhen të reja ose diku tjetër” tha ai.
g.kosovari