Ministri Bledi Çuçi, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, u kërkoi banorëve të prekur nga tërmeti që të kenë durim.
Çuçi tha se do inspektohet çdo banese në zonat e prekura nga tërmeti. Ndërsa tha se në qarkun e Lezhës filluan dje inspektimet nga grupe shqiptare dhe të huaja.
“Dje për herë të parë inxhinierët filluan inspektimin edhe në qarkun e Lezhës. Dërguam 10 grupe për të filluar inspektime miske me grupet e huaja. Kemi një fluks tjetër që do vijë gjatë gjithë javës dhe kërkoj mirëkuptimin e të gjitha banorëve sepse kam marrë një shqetësim të vazhdueshëm dje dhe një padurim që justifikohet deri në njëfarë mase nga banorët që të gjithë duan ti bëhet inspektim sa më shpejt por unë ju garantoj që do inspektojmë të gjitha banesat në të gjithë zonën ku është shtrirë tërmeti por duhet pak durim sepse duam të bëjmë një inspektim të vërtetë dhe jo sa për të kaluar radhën.
Të mos panikosen se do shkojmë në çdo shtëpi për ta inspektuar. Po vazhdojmë edhe me prishjen e banesave që përbëjnë rrezikshmëri reale për jetën e njerëzve. Janë prishur 12 banesa”, deklaroi Çuçi gjatë mbledhjes së qeverisë.
g.kosovari