Shtabi i Emergjencës i drejtuar nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka informuar përmes një raporti të plotë në ditën e pestë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në raport bëhet me dije se 2843 qytetarë janë strehuar në struktura hotelieren Durrës, Tiranë, Shëngjin, Shkodër, Vlorë, Pogradec, Gjirokastër dhe Kukës. Vetëm në Durrës, numri total i të akomoduarve në strukturat hoteliere është 1064.
Në raport theksohet se në hotelet ku janë strehuar qytetarë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, ka lluar të ofrohet shërbim mjekësor dhe ndihmë psiko-sociale. Gjithashtu, po përgatiten listat e fëmijëve dhe janë bërë gati planet për transportin e tyre për në shkolla dhe të prindërve për në vendet e tyre të punës, duke lluar nga dita e hënë.
Zyra e ministrit fuqiplotë për adresimin e pasojave të tërmetit shkruan se Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, do të bëjë vlerësimin e gjendjes së të gjitha banesave në bashkitë e prekura nga tërmeti. /e.s/