Mesditën e sotme ka nisur shembja me ekskavator e hotel Lubjanës në Durrës që u shkatërrua nga tërmeti tragjik i së martës në mëngjes. Inspektorët e IKMT-së në orën 14:45 nisën punën për të rrëzuar hotelin.
Fillimisht u diskutua se mund të kishte një shembje me eksploziv, por kjo pistë ra duke pasur parasysh ndërtesat e tjera që ishin pranë. Gradualisht po bëhet edhe shembja e hotelit, ku fatmirësisht nën rrënoja nuk pati asnjë person, pasi dolën me shpejtësi. Hotel Lubjana ishte ndërtuar pa leje në zonën e plazhit në Durrës. /e.s/