Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishin sot në Kashar për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti në këtë zonë.
Në takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama u mundua t’i qetësonte ata duke shkëmbyer dhe batuta me disa prej tyre.
”Do ta propozoj sot, kush nuk ka lidhje me fshatin, por rri përkohësisht, t’i blejmë shtëpinë në Yzberisht”, u shpreh Veliaj.
”Ata që s’e kanë tokën, është e vështirë ta ndërtojnë shtëpinë në tokë tjetër. Ne do ta bëjmë të gjithën, si katunar tirone që jam, jua kuptoj psikologjinë. Ata analistët e intelektualët s’durojnë fare. Duhet pak durim, ne po bëjmë maksimumin.
Kemi marrë ekspertët e huaj për të marrë garanci. Por duhet konfirmim dhe nga perandoria romake, otomane (ironizon). Sot kemi komitetin, do vazhdojmë me punën. Besoj do dalim. Vetëm duhet durim. Ju jeni rregulluar njëri-tjetrin.
Ata që janë të lidhur me fshatin, nuk u themi dot ikni në hotele, do ta rregullojmë.
(Dialogu me një banor) Ku je ore, se të shpallëm në kërkim. Shkoni te njësia dhe merrni atë që doni. Ty s’të dëgoj se e thotë Çajupi. Burri është rehat, ti prej kësaj rron”, bisedoi Rama me banorët. (TemA)