Një tërmet i fuqishëm tronditi vendin mëngjesin e së martës, duke shkaktuar 51 viktima dhe qindra të plagosur.
Mijëra banesa dhe pallate janë shpallur të pabanueshme, duke lënë shumë njerëz në qiell të hapur.
Në zonën e Kombinatit në kryeqytet dëmet materiale kanë qenë të mëdha.
Disa pallate dhe banese janë të pabanueshme, por pavarësisht kësaj njerëzit shpërfillin thirrjet dhe futen për të marrë orenditë shtëpiake.