Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk duhet përhapur panik pa u vlerësuar dëmet dhe të pritet raporti i vlerësimit që po përgatitet nga ekspertë të huaj.
“Nuk duhet përhapur panik pa u vlerësuar dëmet. Për këtë arsye ne i kemi marrë ekipet e huaja që të kemi jo vetëm garanci teknike.
Duhet të kemi katër sy. Në ato formular, të jetë syri i ekspertizës shqiptare dhe atyre ndërkombëtare”, tha Rama.