Një lajm shumë i mirë, në një kohë krize për refugjatët në botë, vjen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që ka konfirmuar se atletët refugjatë do të lejohen të konkurrojnë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen në gusht të vitit 2016 në Rio de Janiero- Brazil.
“Në sportet olimpike të gjithë njerëzit janë të barabartë, pavarësisht racës, gjinisë, statusit civil, përkatësisë kulturore, fesë apo besimit. Ky parim themelor i mosdiskriminimit lejon që sporti të promovojë paqen dhe mirëkuptimin në mesin e gjithë njerëzve”, ka thënë Thomas Bach, president i IOC-it, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, transmeton Koha.net.
Sipas raporteve nga Quartz thuhet se IOC-i ka “krijuar një fond prej 2 milionë dollarëve, që të sjellin shpresë te atletët që janë refugjatë, dhe ka bërë thirrje shteteve anëtare për të ndihmuar në identifikimin e atletëve refugjatë të nivelit të lartë që mund të konkurrojnë në lojëra olimpike”.
Që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011 në Siri, rreth 9 milionë njerëz janë larguar nga ky vend, në kërkim të një shtetësie tjetër. Kjo nënkupton që shumë atletë teknikisht nuk kanë ekip kombëtar. “Në mungesë të një kombëtare për të qenë anëtarë, duke mos flamur nën të cilin marshojnë, dhe pa himn, këta atletë refugjatë janë të mirëpritur në Lojërat Olimpike, me flamurim olimpik dhe himnin olimpik”, ka thënë Bach. Atletët gjithashtu janë të mirëpritur që të jetojnë në fshatin olimpik.