Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të shumta edhe në zonën e Golemit, ndërsa tmerin e asaj nate e ka treguar edhe një prej banorëve të kësaj zone që ka humbur edhe shtëpinë.
Ai ka treguar për news24 përjetime të trishta të lëkundjeve të fuqishme të tërmetit të së martës me magnitudë 6.4 të shkalles rihter, ndërsa tha se mbeti i bllokuar brenda dhe dyert nuk hapeshin.
“Është mundi i një jete. Kanë ardhur për ta nxjerrë të pabanueshme. Ta dimë edhe ne se çfarë të bëjmë: do shembet apo do të riparohet. Kemi punuar një jetë të tërë në emigracion. Nuk qëndrojmë në këtë shtëpi, sepse situata është e tmerrshme. Lëkundjet e forta i kemi përjetuar brenda. Dyert kanë qenë të bllokuara, i kemi hapur me leva. Sapo e kishim riparuar shtëpinë nga dëmet e 21 shtatorit. E kam blerë 40 milionë lekë që nga viti 2000, por kam bërë shumë investime”, tha ai.
g.kosovari