Dëme nga tërmeti ka patur në shumë pallate edhe në qytetin e Lezhës. Nga verifikimet disa rezultojnë të pabanueshëm. I tillë është pallati numër 47 në bllokun e banimit pranë lumit Drin në qytetin e Lezhës.
Objekte ka pësuar çarje nga të gjitha anët dhe rrezikon shembjen. Pjesa më e madhe e banorëve po qëndrojnë jashtë, por ka dhe prej atyre që sfidojnë frikën dhe vijojnë të jetojnë aty.
Në Bashkinë e Lezhës deri më tani rezultojnë 81 objekte të pabanueshëm, ndërsa qytetaret e ngelur të pastrehe një pjese po qëndrojnë tek të afërmit e tyre e të tjerë janë strehuar në hotelet e Shëngjinit
Tërmeti, në zonën turistike të Shëngjinit janë akomoduar në hotele afro 700 banor të Lezhës, Kurbinit dhe Thumanës. Të akomoduar janë banorët të cilët kanë mbetur të pastrehë. Ende nuk ka një shifër përfundimtare të dëmeve, ndërkohë grupet e punës vijojnë verifikimet. Për shumë objekt, kryesisht pallate që kanë pësuar dëmtime serioze pritet të verifikohen nga ekspertet për të parë nëse paraqesin rrezik. Në bashkinë Kurbin deri tani janë 22 pallate të pabanueshme.
Tërmeti i tre ditëve më parë ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në qytetin e Fushë Krujës ku të paktën tre pallate kanë pësuar çarje. Gazetari i Report Tv Jul Shota ditën e sotme ka qenë tek njëri prej pallateve të dëmtuara në Fushë Krujë. Ashtu si quhet Ish pallati i elektrikut është dëmtuar rëndë.
Disa nga banorët e këtij pallati po qëndrojnë me çadër plazhi poshtë tij pasi kanë frikë të hyjnë brenda, disa të tjerë janë larguar e disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë brenda, duke sfiduar vdekjen.“Ktu kena nejt. Bashkia ska pyet për ne. ka tre ditë përjashta. Bashkia na tha mos hyni mrena. Është hap më shumë shtëpia. S’ka ardh njeri me thën ca ka bo vaki. Është hap totalisht pallati. Nga kati i parë deri në kat ta katërt. Ka prerje kryq.” thanë në banorët.