84 mijë të ardhur në dhjetë ditët e fundit. Tetë mijë vetëm midis mbrëmjes të së hënës dhe mëngjesit të së martës. Një peshë e papërballueshme për Slloveninë, një shtet me 2 milionë banorë që po kërkon të të invokojë atë që s’është përdorur kurrë, klauzolën e solidaritetit në traktatet e Bashkimit Europian për të kërkuar formalisht ndihmë ushtarake europiane.“Situata është shumë e vështirë, pres një plan veprimi konkret, ndryshe do të jetë fillimi i fundit të Bashkimit Europian”, tha kryeministri slloven Miro Cerar në Bruksel.
Deri tani, Europa ka vendosur që Gjermania dhe dhjetë vende të tjera europiane të forcojnë me 400 policë aparatin e rendit publik në Slloveni.
Më shumë se gjysmë milioni refugjatë kanë kërkuar që nga fillimi i vitit të kalojnë përmes të ashtuquajturit korridori i Ballkanit, i cili të çon nga Greqia në Gjermani. Rritet tensioni midis vendeve që përshkohen, me Slloveninë e Kroacinë të acaruara. Ljubjana akuzon Kroacinë se po adreson në kufijtë sllovenë “në mënyrë të organizuar” e të planifikuar një fluiks të pakontrollueshëm refugjatësh. Akuza të hedhura poshtë nga Zagrebi, i cili akuzon sllovenët që refuzuan propozimin për t’i transportuar refugjatët me tren direkt në kufirin me Austrinë.
Pikërisht nga Sllovenia po hyn në Austri një numër përherë në rritje njerëzish. Qeveria e Vienës, përmes ministres së brendshme Johanna Mikl-Leitner, njofton se do të ndërtohet një barrierë në kufi për të kontrolluar më mirë fluksin e emigrantëve. Pikërisht atë që i druheshin Jean-Claude Juncker dhe drejtuesit europianëp: efektin Orban, një mbyllje progresive të kufijve që do të vinte në rrezik ekzistencën e traktatit të Shengenit dhe që mund të sjellë një solidaritet përherë e më të vogël brenda Europës.