Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë kërkuar që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në qarkun e Lezhës.
Kryedemokrati ishte ditën e sotme në Laç, ku sipas tij kjo qark ka pasur shumë dëmtime, për këtë arsye duhet shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.
Detyrim, e ka quajtur nga ana tjetër edhe Kryemadhi, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, por edhe në Lezhë.
“Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe për qarkun e Lezhës është detyrim”, shkruan Kryemadhi.
/a.r