Gjykata e Apelit do të vendosë premten për fatin e Ismail Morinës, Ballistit, i cili u arrestua pasi u kap me dy pistoleta pa leje, dy ditë para ndeshjes kundër Serbisë në “Elbasan Arena”, luajtur më 8 tetor.
Edhe pse seanca pritej sot në 09:30, ka qenë mungesa e avokatit të Morinës që ka bërë që seanca të shtyhet për të premten
Morina është njeriu që ka marrë autorësinë e ngritjes së dronit mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor 2014, çka e ktheu në hero për shumë shqiptarë. Për këtë arsye, ka pasur shumë kërkesa nga tifozët që Morina të lirohet, pavarësisht faktit se ai është kapur me dy armë pa leje.
Ballisti pretendon se i kishte armët për vetëmbrojtje, sepse ndihej i kërcënuar pas aktit në Serbi.